Kampionët në provë force kundër “nëndetëses”, Tetova mban sekret formacionin për finalen e Superkupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2025 | 9:19

Kampionët në provë force kundër “nëndetëses”, Tetova mban sekret formacionin për finalen e Superkupës

Egnatia do të luajë me Dinamon për Superkupën e Shqipërisë dhe përsa i përket futbollistëve që do të hidhen në fushë nga minuta e parë, situata mbetet një rebus më vete.

egnatia

Praktikisht, grupi është i plotë dhe tekniku ka në dispozicion të gjithë elementët kryesorë, çka i jep atij alternativa të shumta në çdo repart. Megjithatë, siç dihet, rrogozhinasit nuk kanë ende një formacion tërësisht stabël, duke ndryshuar shpesh skemën dhe emrat nga një ndeshje në tjetrën.

Me qëllim ose jo nga ana e Tetovës, kjo qasje e ka bërë Egnatian të vështirë për t’u lexuar nga kundërshtarët, të cilët e kanë të pamundur të parashikojnë mënyrën se si do të rreshtohet skuadra. E njëjta situatë pritet edhe ndaj Dinamos këtë të diel, me një formacion që mbetet vetëm në kokën e trajnerit deri në momentet e fundit para ndeshjes.

Ajo që është e sigurt, është se cilido që do të zbresë në fushë, do të ketë misionin për të sjellë edhe një tjetër trofe në shtëpinë e kampionëve.fgdh

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL