“Kampionat kompromisesh”, ish-drejtori Laluci shpërthen pas rënies: Flamurtari me ekip mediokër
Vangjel Laluci ndihet keq që Flamurtari ra nga Superiorja. Për “Panorama Sport”, ish-drejtori i klubit fajëson ata që punuan për ndërtimin e skuadrës. Sipas Lalucit, futbollistët që erdhën kishin kapacitete të limituara.

“Çdo vlonjat patjetër që nuk ndihet mirë nga rënia nga kategoria. Kur bie nga kategoria një skuadër si Flamurtari, atëherë edhe zhgënjimi është i madh. Çdo vlonjat mbetet krenar për historinë e Flamurtarit. Ekipi i futbollit është historia e këtij qyteti. Ka qenë një ekip që i ka dhënë tonin futbollit shqiptar, pavarësisht se nuk ka fi tuar tituj për arsye subjektive.
Problemi është që ne dështuam në këtë kampionat. Dështuam si ndjeshmëri, dështuam si kujtesë, sepse nuk dinim të respektonim peshën e fanellës. Këtu ngarkohen me faj ata që u morën me organizimin dhe ndërtimin e ekipit, duke na sjellë disa lojtarë që ishin të vegjël. Ishin shumë të lehtë për të mbajtur peshën e madhe të kësaj fanelle.
Ata nuk e kishin kuptuar se ku kishin ardhur dhe ku bënin pjesë. Ishin kapacitete të limituara. Blerjet që u bënë ishin lojtarë që nuk e meritonin atë fanellë. Emrin e kishin të madh, por talentin e kishin të vogël. Në këtë aspekt u ndërtua një ekip mediokër. Unë e kam thënë që në ndeshjet e para se ky ekip do të luftonte për mbijetesë. Uroja që fjalët e mia të mos dilnin, por dolën dhe më keq, ne ramë nga kategoria. Flamurtari do të ngrihet përsëri. Do të shkojë atje ku e meriton, por duhet të ketë refl ektim”, shprehet fi llimisht Laluci.
KAMPIONAT KOMPROMISESH- Laluci shprehet kritik edhe për FSHF-në, pasi rezultatet e javëve të fundit i quan qesharake dhe kampionat me aleanca. “Gjatë 10 viteve ne kemi pasur një ekip të mirë, por kemi marrë vetëm një trofe. Kjo për efekt të institucionit që drejton futbollin në vend, që nuk deshi që Flamurtari të fi tonte trofe.
Vijmë në ditët e sotme dhe situata është shumë më keq në organizimin e aktiviteteve. Ato rezultate që u arritën në javët e fundit ishin edhe për të qeshur. Të gjitha ekipet që ishin poshtë fi tuan me kryesueset. Dukej qartë që kishte kompromis. Ku kishte kompromis dhe kush e bëri, kjo ka pak rëndësi.
Nuk kemi pse të vendosim gishtin te njëri apo tjetri, pasi duhet të studiojmë fenomenin, sepse kjo gjë do të ndodhë përsëri nesër. Po si rregullohet kjo? Unë me keqardhje them se kjo nuk ka rregullim. Që të rregullohet duhet të ketë një edukatë tjetër, kulturë tjetër te njerëzit që janë në këto institucione. Por kjo është edukata jonë si shqiptarë. Këtë kulturë kemi. Kështu jemi mësuar të ndërtojmë institucionet, duke favorizuar njërin në kurriz të tjetrit. Ky është realiteti shqiptar”, thotë ish-drejtori.
ZGJIDHJA E SITUATËS
Në fund, ai jep edhe mendimin për mënyrën si mund të ndryshojë situata në futbollin shqiptar. “Ka dy rrugë. A duhet ta braktisim kampionatin? Kjo do të ishte fatale. Ne duhet ta pranojmë kampionatin edhe kështu. Më mirë të marrim pjesë sesa të largohemi fare.
Intelektualët duhet të kërkojnë më shumë, ndoshta edhe me ndonjë mosbindje. Duhet folur për fenomenin duke kritikuar, jo duke u rrahur shpatullat shokëve apo zotërinjve të FSHF-së”, përfundon Laluci.
ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL













