Kampion bote me Italinë, Kanavaro: Si Interi më shiti pabesisht te Juventusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2026 | 12:50

Kampion bote me Italinë, Kanavaro: Si Interi më shiti pabesisht te Juventusi

Për herë të parë Fabio Kanavaro ka folur për kohën që luajti për Interin si dhe shitjen e bujshme të tij te Juventusi.

kanavaro

“Ne nuk ishim keq në mbrojtje me Materacin dhe Kordobën, por paraqitjet e mia nuk ishin në dorën time dhe të Interit. Sapo kishim përfunduar Kampionatin Europian, dhe që nga ajo ditë thashë se nuk doja të kthehesha derisa të isha mirë. Bëra dy muaj pa vënë kurrë këmbën në tokë, dhe fillova një program në të cilin bëja vetëm forcë dhe çiklizëm çdo ditë. Kampionati rifilloi më 12 shtator dhe i thashë Mançinit.

“Një javë para do të vij dhe jam gati”. U ktheva në dhe fillova të vrapoj normalisht. Oriali më telefonoi dhe më tha “të shitëm”.

Unë iu përgjigja: “Por tani që jam mirë, më keni shitur?”

Ai tha se “Klubi vendosi sepse donte të ndryshonte duke më shitur mua dhe Bobo Vierin”. Shkova te Juve dhe më pas erdhi “Calciopoli” dhe përgjimet, shkova te Juvja për të fituar më pak se Interi, ishte një pabesi nga zikaltërit”.

PANORAMASPORT.AL