“Ka ardhur momenti që të bëj hapin jashtë”, Ujka: Një nga aventurat më të mira në karrierën time

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2025 | 23:24

“Ka ardhur momenti që të bëj hapin jashtë”, Ujka: Një nga aventurat më të mira në karrierën time

Futbollisti i Egnatias, Serxhio Ujka, foli pas triumfit 1 me 0 që skuadra rogozhinase regjistroi në shtëpi ndaj Bredablik në duelin e parë të Championsit. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, 26-vjeçari u shpreh:  

bandicam 2025-07-08 23-18-34-021

“Ndeshje fantastike në stadiumin tonë, fusha është ajo që jemi mësuar të luajmë përherë. Ne kemi përgatitur gjithë javën skemën me Ndrecën, por futbolli i tillë është, duhet të përgatitesh për çdo lloj situate që vjen. 

Ishte një ndeshje me tematikë tjetër, sepse nuk duhet të rrezikonim shumë. Me këmbë në tokë ndeshjen tjetër të bëjmë maksimumin dhe të kualifikohemi. 

Një aventurë fantastike, një nga aventurat më të mira në karrierën time. Ndihem shumë i lumtur tek Egnatia. Është momenti i duhur që të bëj hapin jashtë. Besoj ka ardhur momenti”, u shpreh Ujka.  

PANORAMASPORT.AL