Postuar: Prill 24, 2026 | 19:01
Juventusi “peshkon” te Milani, Spaleti i rikthehet dëshirës së “Zonjës” në verën e kaluar
Ardon Jashari është në radarin e Juventusit sipas “La Gazzetta dello Sport”. Spaleti kërkon një mesfushor me tiparet e lojtarit të Zvicrës, ndërsa merkato e verës po afron.

Jashari nuk ka bindur te Milani ku është penguar edhe nga dëmtimet. Largimi i tij do të kushtonte jo pak, pasi kuqezinjtë shpenzuan rreth 35 milionë euro për ta transferuar në verë.
Nën drejtimin e Alegrit numëron vetëm 13 paraqitje. Interesante do të jetë, nëse Juventusi arrin akordin për ta përfshirë në skuadër.
Kontrata e 23-vjeçarit përfundon në vitin 2030. Mesfushori me origjinë shqiptare kërkon po ashtu më tepër minuta në Seria A. Kujtojmë se Juve e kërkoi edhe në verën e kaluar, kur Igli Tare ia doli që ta bindë.
PANORAMASPORT.AL













