Juventusi dëshiron të sigurojë Levandovskin, bardhezinjtë bëjnë gati kontratën për bomberin e Barçës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2026 | 10:13

Juventusi dëshiron të sigurojë Levandovskin, bardhezinjtë bëjnë gati kontratën për bomberin e Barçës

Juventusi vazhdon kërkimin për një qendërsulmues të ri, i cili mund ta përmirësojë lojën e tyre përpara një sezoni në të cilin Zonja e Vjetër synon të kthehet në skenën e Championsit.

levandovski

Luçiano Spaleti ka kërkuar një sulmues në janar, por në fund, për një arsye ose një tjetër, negociatat për Kolo Muani, Ikardin dhe En-Nesiri nuk u materializuan. Në këtë skenar shkruan Tuttosport, se Robert Levandovski, kontrata e të cilit me Barcelonën po skadon, mund të bëhet një mundësi.

Për momentin, negociatat midis polakut dhe blaugranëve duket se kanë ngecur, prandaj agjenti i lojtarit po fillon të kërkojë mundësi. Arabia Saudite dhe MLS thuhet se janë gati ta mbulojnë me ar me Chicago Fire që thuhet se janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë dyvjeçare me vlerë 20 milionë euro në vit, por Leva me sa duket dëshiron të qëndrojë në futbollin evropian. Kjo është arsyeja pse Juventusi (dhe Milani) thuhet se po përpiqen ta joshin atë. Bardhezinjtë janë gati ti ofrojnë një kontratë njëvjeçare me vlerë 6 milionë euro plus bonuse.

PANORAMASPORT.AL