Junajtid parakalohet nga Siti, rrezikon grup “ferri” në Champions
Mançester Junajtid ka rënë poshtë rivalëve të Mançester Sitit në renditjen e fundit të klubeve të UEFA-s dhe kjo u rrezikon seriozisht një grup “ferri”, në rast se do të kualifikohen nga “play off”-et e Champions-it. “Djajtë”, të cilët mungesa në Europë sezonin e shkuar i zbret në vend të 20-të në klasifikimin e klubeve, 4 vende poshtë fqinjëve të tyre, do të luajnë dy ndeshjet që të kualifikojnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve këtë muaj.
Koeficientet e UEFA-s janë të sezonit të fundit dhe ato llogariten nga rezultatet e klubeve në 5 vitet e fundit. Kjo do të thotë se shkuarja e Junajtid deri në finale gjatë sezonit 2010/11 është llogaritur, kështu që ata janë aktualisht në vazon 2, së bashku me Realin. Ata kanë 103.078 pikë, më pak se Valencia dhe Leverkusen, që do të luajnë gjithashtu në “play off”-et e Champions-it.
Por, vendi i tyre në Champions për sezonin 2016/2017 mund rrezikohet edhe më shumë nëse këtë vit nuk marrin rezultate të kënaqshme, pasi mungesa në Europë sezonin e shkuar ka bërë që Dortmundi, Shalke, Napoli, Leverkuseni, Valencia dhe Bazeli t’i parakalojnë. Renditja e klubeve kryesohet nga Reali, Bajerni dhe Barça.













