Postuar: Korrik 8, 2025 | 8:55
Jo vetëm Egnatia në fushë për Europën, edhe dy skuadra të tjera shqiptare nisin sot rrugëtimin
Sot është ditë e shënuar për Egnatian. Kampionët e Shqipërisë do të presin Breidablikun në stadiumin e tyre, prej orës 21:00.

Jo vetëm Egnatia, pasi dy skuadra të tjera shqiptarë do të luajnë në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve. Në orën 20:00 nisin së bashku ndeshjet e Dritës dhe Shkëndijës.
Fillimisht Drita përballet me Diferdanzh dhe kundër kampiones së Luksemburgut mendohet vetëm fitorja. Sfida në “Fadil Vokrri” e sheh favorite absolute skuadrën e Gjilanit.
Shkëndija në anën tjetër do të sfidojë TNS-në e Uellsit. Për skuadrën e Tetovës do të jetë transfertë.\
Turi i parë i Champions
TNS – Shkëndija, ora 20:00
Drita – Diferdanzh, ora 20:00
Egnatia – Breidablik, ora 21:00
PANORAMASPORT.AL













