Jildiz stërvitet sërish veçmas, te Juventusi ka program të diferencuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2026 | 20:19

Jildiz stërvitet sërish veçmas, te Juventusi ka program të diferencuar

Jo vetëm Kenan Jildiz, por edhe Kephren Turam nuk është në gjendjen më të mirë. Në “Continassa”, të dy lojtarët e Juventusit kanë zhvilluar një program të diferencuar në prag të ndeshjes në shtëpi kundër Bolonjës. Stafi mjekësor po kërkon të shmangë probleme më serioze për dy prej elementëve kyç të skemës së Luçiano Spaletit.

jilldiz

Fantazisti dhe mesfushori do të vlerësohen sërish 24 orë para ndeshjes për të vendosur përfundimisht për pjesëmarrjen e tyre kundër “rossoblu”-ve. Ndërkohë, për Kelin nuk ka probleme. Mbrojtësi është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit pasi ka kaluar disa shqetësime fizike. Në prag të ndeshjes me Bolonjën, Spaleti do të rikthejë edhe MeKeni, i cili kishte munguar në transfertën ndaj Atalantës për shkak pezullimi.

Nëse talenti turk nuk do të jetë gati, vendin e tij pritet ta marrë Dejvid, ndërsa Boga është i sigurt në formacion, me diskutimin nëse do të luajë si “false nine” apo në krahun e majtë.

Për pjesën tjetër të formacionit, MeKeni do të jetë në qendër të trekuartist, me Konseisao në të djathtë. Në mesfushë pritet dyshe Turam-Lokateli, ndërsa në mbrojtje nuk ka dyshime, Kalulu dhe Kambiaso në krahë, Bremer dhe Keli në qendër. Siç u përmend, Turam ka punuar veçmas, por kjo duket më shumë si menaxhim i ngarkesës së stërvitjes dhe ka gjasa të mëdha që të jetë rregullisht titullar kundër Bolonjës.

PANORAMASPORT.AL