Janë të dënuar nga Disiplina, Flamurtari publikon njoftimin e papritur para Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2026 | 23:14

Janë të dënuar nga Disiplina, Flamurtari publikon njoftimin e papritur para Partizanit

Flamurtari u dënua nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF, më 22 dhjetor. Shkak u bë dhuna ndaj Teutës, ndërsa dënimi përkonte me tetë ndeshje pa tifozë. Asokohe mësohej se bëhet fjalë për një dënim, që do të vlente për ndeshjet në shtëpi.

Screenshot 2026-02-18 171342

Sot ndërkohë është Flamurtari, që u bën thirrje tifozëve të kthehen ndaj Partizanit. Ky takim është rezervuar për të dielën, prej orës 16:30.

“Në shtëpinë tonë, me zërin dhe zemrën e tifozëve tanë. Bashkë për Flamurtarin, bashkë për fitoren! Ju presim në stadium”, shkruan Flamurtari para ndeshjes.

Njoftimi i Disiplinës:

“Flamurtari FC, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8, 13/2, 17/1, 17/2/a, 17/2/h dhe 77 të KDE, dënohet me zhvillimin 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.

Për shkak të natyrës së rëndë të shkeljeve, cenimit të sigurisë së lojtarëve dhe interesit publik të garës, masa disiplinore e zhvillimit të ndeshjeve pa spektatorë nuk lejohet të konvertohet ne perputhje me nenin 75 te KDE”.

Screenshot 2026-02-18 165942

PANORAMASPORT.AL