“Jam mirë te Komo”, Niko Paz nuk mendon kthimin te Reali
Niko Paz, 21 vjeç, është një nga lojtarët që ka më shumë gjasa të kthehet në Madrid verën e ardhshme. Mesfushori u largua nga klubi në vitin 2024 për te Komo dhe tani Madridi mund ta rinënshkruajë atë në këmbim të nëntë milionë eurove.

Në një intervistë Niko foli për rikthimin e mundshëm te Real Madridi. “Unë nuk dua të mendoj për ato, unë jam 100% i përqendruar këtu në Komo. Dua të jap gjithçka në fushë. Pastaj, nëse shfaqet mundësia në të ardhmen, do të shohim”, tha Paz. Ai gjithashtu kujtoi golin që shënoi kundër Napolit në Bernabeu me fanellën e bardhë.
“Ishte lumturi e pastër, isha një ‘djalë’, mendoj për ndeshjen time të dytë me ekipin e parë. Shënimi në Ligën e Kampionëve kundër një skuadre si Napoli, me përbindëshat që luajtën në Madrid, në një stadium si Bernabéu… Kur shënova, të gjithë bërtisnin dhe brohorisnin emrin tim, ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme”, rrëfeu Niko Paz.
PANORAMASPORT.AL













