Ishte shumë pranë transferimit, Spaleti: Refuzova Milanin për respekt ndaj zikaltërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2025 | 23:30

Ishte shumë pranë transferimit, Spaleti: Refuzova Milanin për respekt ndaj zikaltërve

Në autobiografinë e tij, Luçiano Spaleti ka treguar edhe një moment kur ka qenë shumë pranë transferimit te skuadra e Milanit. Numri një i kombëtares italiane thotë se e kërkuan pas aventurës me Interin, por nuk mund ta bënte këtë gjë për raportin që kishte me zikaltrit.

spaleti

“Refuzimi im ndaj Milanit ishte një vendim shumë i vështirë. Nuk ishte i lehtë për t’u marrë. Nuk ndjeva që ishte momenti i duhur, sepse mund t’i bëja një tradhti Interit, tifozëve dhe drejtuesve”, tregon Spaleti. Më tej, flet për çerekfinalet e Champions-it në sezonin 2022-2023 kundër Milanit.

“Thonë që lojtarët e mi festuan kur na ra Milani në short, por nuk është e vërtetë. Dëmtimi muskulor i Osimhenit ishte një shenjë negative dhe unë nuk e menaxhova mirë situatën në dy ndeshje. Në Milano luajtëm shumë mirë, por humbëm 1-0.

Në ndeshjen e dytë barazuam, edhe pse kishte shumë tension. Edhe sot nuk mundet që ta shpjegoj penalltinë që nuk na akorduan për Lozanon. Kur përfundoi ndeshja, kishte një trishtim të jashtëzakonshëm”, përfundoi Spaleti.

PANORAMASPORT.AL