Ishte pranë Partizanit, Tresa del lojtar i lirë dhe zbulon te Laçi: Mund të them se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2026 | 20:01

Ishte pranë Partizanit, Tresa del lojtar i lirë dhe zbulon te Laçi: Mund të them se…

Ledjo Tresa foli pas fitores së titullit kampion me Laçin në Kategorinë e Parë. Për sulmuesin e Laçit u zbuluan edhe prapaskena ku ka dështuar kalimi i tij te Partizani, ndërsa vetë Tresa konfirmoi se do marrë kohë për ofertat aktuale duke qenë se tashmë është pa kontratë.

Screenshot 2026-05-04 200046

“Është një emocion shumë ndryshe nga çdo gjë që kam kaluar deri tani. Është hera e parë që fitoj një trofe me Laçin dhe ndjesi shumë e mirë, që ta kthejmë Laçin aty ku e meriton.

E ardhmja? Publike nuk kam qejf të bëj akoma, por që ofertat kanë filluar. Këtë mund të them. Tani kam kohën e plotë përpara, që të vendos për të ardhmen time dhe shpresoj të bëhet më e mira.

Nuk është se profesori më ka lënë si 9 tamam, më ka lënë më shumë lojtar të lirë. Po luaj si 9 fals dhe besoj e kam ndihmuar ekipin mjaftueshëm te këto ndeshjet e rëndësishme që na duheshin”, u shpreh Tresa.

Sokol Bulku nga studio zbuloi po ashtu se Tresa dëshironte kalimin te Partizani më parë, por nuk u arrit.

Sokol Bulku: “Me Tresën kam shumë konfidencë. Për këto ofertat doja të di unë. Menaxheri se e njoh, a do jetë i saktë kësaj radhe? Se herën e parë kur doje të kaloje te Partizani, nuk u krye me sukses ai kalim. Shpreson të jetë i saktë?”

Ledjo Tresa: “Menaxherin tim ti e di shumë mirë që gjithmonë i saktë. Vështirë të gabojë. Besoj se do bëjmë zgjedhjen e duhur, si gjithmonë. Siç ka qenë kjo te Laçi për mua, që të rritem. Dhe besoj se ia dola”.

PANORAMASPORT.AL