Ish-trajneri i Shqipërisë flet për Juventusin: Nëse shkarkohet Igori, futbolli ka humbur disa vlera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2025 | 12:26

Ish-trajneri i Shqipërisë flet për Juventusin: Nëse shkarkohet Igori, futbolli ka humbur disa vlera

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja, ka folur për Juventusin, duke u ndalur te ndryshimet që kanë ndodhur pas shkarkimit të Tiago Motës dhe ardhjes së Igor Tudor.REJATrajneri i njohur italian ka theksuar se aspekti fizik është shumë i rëndësishëm për suksesin e ekipit, por gjithashtu ka lavdëruar karakterin dhe forcën që Juventusi ka treguar nën drejtimin e Tudorit.

“Pjesa fizike është vendimtare, por tani Juventusi po e kalon atë. Ekipi ka karakter, forcë dhe dëshirë për të arritur objektivin. Ka arritur një sukses të rëndësishëm, duke i dhënë një lojë dhe vetëdije skuadrës. Kjo nuk ka qenë e thjeshtë, duke marrë parasysh momentin në të cilin ai e mori drejtimin”, ka thënë Reja.

Sipas tij, nëse Juventusi arrin të sigurojë një vend në Champions, një pjesë e madhe e meritave i takon Tudorit, për shkak të lidhjes së tij të fortë me lojtarët dhe mundësisë që u ka dhënë atyre për të luajtur me qëllim dhe mentalitetin e duhur. Reja gjithashtu ka theksuar rëndësinë e trajnerëve që sjellin rezultate konkrete dhe ka thënë se, nëse Tudor nuk do të konfirmohej, kjo do të tregonte se futbolli ka humbur disa vlera të rëndësishme.

“Nëse Tudor nuk konfirmohet po të kualifikohet Juventusi në Ligën e Kampioneve, kjo do të thotë që futbolli ka humbur disa vlera në raport me trajnerët që arrijnë të sjellin rezultate të rëndësishme. Tani nuk është diçka që mund të të bëjë përshtypje të madhe, sepse nga një moment në tjetrin, nga një rezultat në tjetrin, trajneri mund të shkarkohet direkt”.

Reja ka lavdëruar punën e Tudorit, duke i dhënë atij meritat për ringjalljen e Juventusit dhe për rikthimin e një mentaliteti të duhur brenda ekipit.

PANORAMASPORT.AL