Ish-mbrojtësi i Dinamos surprizon me të ardhmen, 29-vjeçari prezantohet te klubi i Kategorisë së Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2024 | 17:31

Ish-mbrojtësi i Dinamos surprizon me të ardhmen, 29-vjeçari prezantohet te klubi i Kategorisë së Dytë

Ish-mbrojtësi i Dinamos, Dikson, do të vijojë karrierën në Kategorinë e Dytë, teksa është bashkuar me skuadrën e Butrintit që drejtohet nga trajneri Adriatik Faslliu.  

dikson

Ka qenë vetë klubi bregdetar, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka prezantuar nigerianin 29-vjeçar, i cili shihet në krah të trajnerit të Butrintit, teksa mban veshur fanellën e skuadrës së tij të re.  

Dikson do të jetë një përforcim i rëndësishëm për qendrën e mbrojtjes teksa ka një eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar, duke luajtur në Kategorinë e Parë  për Dinamon, Erzenin, Besën dhe Burrelin. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"