Postuar: Qershor 29, 2025 | 23:26
Ish-kapiteni i Partizanit është pa ekip, rikthehet në Tiranë dhe trazon merkaton e verës me foton e fundit
Egzon Belica është aktualisht pa ekip. Ish-kapiteni i Partizanit nuk rinovoi kontratën me Rabotniçkin, pasi ajo përfundoi.

Belica ka trazuar zërat e merkatos me foton e fundit të postuar në rrjetet sociale. Mbrojtësi postoi së fundmi pikërisht një foto nga Tirana.
Rikthimi në Superiore është përmendur gjithmonë si mundësi. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë 34-vjeçari.
Në Shqipëri ka luajtur vetëm për Partizanin. Me të kuqtë fitoi edhe shiritin e kapitenit, ndërsa u largua pas 178 ndeshjesh.

PANORAMASPORT.AL













