Ironia perfekte, titulli i Elbasanit kalon nga Dede-Daja
Futbolli di të prodhojë histori të pabesueshme dhe ndonjëherë ironia e fatit krijon skenarë që duken si të shkruar. Pikërisht kjo po ndodh me Elbasanin në prag të javës së fundit të kampionatit, aty ku verdheblutë vazhdojnë të ëndërrojnë titullin kampion pas një sezoni fantastik. Në mënyrë krejt ironike, fatet e Elbasanit për t’u shpallur kampion janë lidhur pikërisht me dy fi gurat simbol të suksesit historik të para 20 viteve.

Dy emra që kanë hyrë përgjithmonë në historinë e klubit verdheblu dhe që sot, nga pozicione të ndryshme, mund të vendosin fatin e titullit. Njëri është Nevil Dede, lideri absolut dhe kapiteni emblemë i skuadrës kampione të asaj kohe.
Tjetri është Ilir Daja, trajneri që ndërtoi ekipin triumfues dhe i dha Elbasanit një nga faqet më të arta të historisë së vet. Sot, të dy kanë në dorë ëndrrën e qytetit verdheblu, për më tepër që ndeshjen që vulos titullin do ta luajnë në Elbasan, aty ku bënë historinë 20 vite më parë.
DEDE – Për tifozët e Elbasanit, Nevil Dede mbetet një simbol i asaj skuadre historike që ngriti titullin kampion. Kapiteni, lideri i mbrojtjes dhe një nga figurat më të dashura të asaj periudhe, sot ndodhet në një situatë krejt të pazakontë.
Dede është pjesë e Egnatias, skuadrës që po lufton direkt me Elbasanin për titullin kampion. Ironia qëndron pikërisht këtu: njeriu që dikur udhëhiqte Elbasanin drejt trofeut, tani mund të bëhet pengesa më e madhe për ëndrrën verdheblu. Për më tepër, edhe për vetë Deden kjo është një mundësi historike.
Ai ka shansin e artë që të fi tojë titullin e parë si trajner apo pjesë e stafi t teknik në elitën shqiptare, pikërisht me Egnatian. Një sukses që do të kishte peshë të madhe në karrierën e tij. Por për të ndodhur kjo, Egnatia duhet të mos gabojë ndaj Dinamos.
Nëse rrogozhinasit fi tojnë, atëherë shpresat e Elbasanit shuhen përfundimisht, pavarësisht rezultatit ndaj Vllaznisë. Dhe kështu, në mënyrën më të çuditshme të mundshme, një nga ikonat e Elbasanit mund të bëhet pa dashje “armiku sportiv” i qytetit që e duartrokiti për vite të tëra.
DAJA – Në anën tjetër qëndron Ilir Daja, trajneri që 20 vite më parë ndërtoi Elbasanin kampion dhe që vazhdon të mbetet një nga emrat më të respektuar në historinë moderne të klubit. Asokohe, Daja krijoi një skuadër me identitet, forcë dhe karakter, duke i dhënë qytetit një triumf që mbahet mend edhe sot.
Tani, pas dy dekadash, ai mund të ndikojë sërish drejtpërdrejt në fatin e titullit verdheblu. Vetëm se këtë herë nga pankina e Dinamos. Paradoksi është i jashtëzakonshëm. Për të ndihmuar Elbasanin të ëndërrojë titullin, Ilir Daja duhet të ndalë Egnatian.
Mjafton që Dinamo të marrë pikë dhe verdheblutë, nëse fi tojnë ndaj Vllaznisë, mund të rikthehen kampionë. Dhe kështu, trajneri që dikur i shpalli kampion, mund t’i japë Elbasanit një tjetër “titull” në mënyrë indirekte, edhe pse sot drejton një skuadër tjetër.
Në futboll rrallë ndodh që historia të rikthehet kaq fuqishëm në të njëjtën pikë. Dy figurat kryesore të suksesit më të madh modern të Elbasanit janë sot personazhet që mbajnë në dorë fatin e qytetit verdheblu.
JAVË HISTORIKE – Ndërsa Elbasani përgatitet për sfi dën ndaj Vllaznisë, në qytet nuk fl itet vetëm për matematikën e titullit, por edhe për këtë ironi të madhe të fatit. Nga njëra anë Dede që kërkon suksesin personal me Egnatian, nga ana tjetër Daja që mund të ndihmojë ish-ekipin e tij të shkruajë historinë.
Në fund, futbolli mbetet i tillë: plot kthesa, emocione dhe histori që askush nuk do të mund t’i imagjinonte më parë. Dhe ndoshta nuk mund të kishte një mbyllje më dramatike për këtë sezon sesa fakti që ëndrra e Elbasanit kalon pikërisht nga dy njerëzit që dikur e bënë kampion.
VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL













