Inter gjen akordin me mbrojtësin që ndjek prej kohësh, por Juventusi mund t’ia rrëmbejë duke paguar gjysmën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2026 | 18:27

Inter gjen akordin me mbrojtësin që ndjek prej kohësh, por Juventusi mund t’ia rrëmbejë duke paguar gjysmën

Klubi i Interit po mendon për rinovimin e repartit të prapavijës, ku emra si Açerbi e De Vraj nuk bëjnë pjesë në planet afatgjata të klubit. Zikaltrit kanë piketuar një emër që sipas tyre do të bëjë mirë në këtë repart pasi ka treguar aftësitë e tij në Serinë A.

fdsdfsfdsdfsdfssfdfsd

Bëhet fjalë për Tarik Muharemoviç, mbrojtësin e Sasuolos, i cili ka treguar se është në lartësinë e duhur për të përballur emrat e mëdhenj në futbollin botëror. Ai e ka treguar në Serinë A, por edhe me fanellën e Bosnjë Hercegovinës, me të cilën po përgatitet të marrë pjesë në Botërorin 2026, në rrugëtimin e të cilit ka ndalur pikërisht Italinë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Interi ka gjetur akordin me lojtarin dhe nuk do ta ketë të vështirë ta gjejë as me Sasuolon, klub me të cilin ka bërë shpesh marrëveshje. Por gjithçka mbetet për momentin në ajër. Kjo, pasi te Sasuolo shpresojnë ende te një telefonatë nga Anglia, ku klubet e Premier Ligës shpenzojnë shifra që tejkalojnë ato që mund të vijnë nga klubet italiane.

Njëkohësisht, është edhe klauzola e Juventusit. Muharemoviç u transferua nga bardhezinjtë te Sasuolo, por me një klauzola që parashikon se Juventusi do të përfitojë 50% të vlerës së shitjes së tij. Kjo do të thotë se Juventusi praktikisht e merr me gjysmë çmimi lojtarin nëse do të dëshirojë ta kthejë në shtëpi. Dhe në Torino, po shohin gjithashtu me shumë interes paraqitjet e tij.

PANORAMASPORT.AL