Iliria dhe Flamurtari shfrytëzojnë pushimin në kampionat, sot masin forcat në Fushë-Krujë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2025 | 13:49

Iliria dhe Flamurtari shfrytëzojnë pushimin në kampionat, sot masin forcat në Fushë-Krujë

Flamurtari shfrytëzon pushimin e kampionatit për një ndeshje miqësore. Trajneri Karlos Garsia ka vendosur që të mos e lërë pushim skuadrën. Vlonjatët udhëtojnë sot drejt Fushë Krujës ku në stadiumin “Redi Maloku” do të luajnë edhe testin miqësor me Ilirin.

flamurtariiii

Ndeshja do të nis në orën 16:00 dhe vjen si një provë e mirë për dy ndeshjet e vështira të dy javëve në vijim që kuqezinjtë do ti luajnë jashtë, e para me Tiranën dhe e dyta me Vorën.

Ky test është i rëndësishëm edhe për Ilirinë, ku fushëkrujasit në dy javët e para që kanë luajtur në shtëpi kanë marrë vetëm 1 pikë, pasi janë mundur 2-1 nga Laçi dhe barazuan në shifrat 0-0 me Pogradecin.

PANORAMASPORT.AL