“Ilir Daja do plaket me mua”, presidenti Bardhi te Dinamo: Klauzola? Do më marrë me vete

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2025 | 22:56

“Ilir Daja do plaket me mua”, presidenti Bardhi te Dinamo: Klauzola? Do më marrë me vete

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi foli pas fitores së Superkupës ndaj Egnatias.

bandicam 2025-12-28 21-40-52-976

Bardhi: “Ishte një vit shumë i bukur, që nga ardhja e Dajës i kemi pritur këto surpriza. Do vazhdojmë ta çojmë gjithmonë më mirë.

Besoj edhe nga merkato. Besoj ardhja e Dajës, për mua është bërë merkato.

Mbrojtës dhe sulmues? Patjetër, por trajneri Daja ka shprehur që duhet gjetur sulmuesi i duhet. Nuk është kollaj për sulmues në janar. E dimë që nuk sjell prurje të mira, do shikojmë. Ne jo një, por edhe dy i marrim. Nuk është qëllimi, por të gjesh një është e vështirë për modelin që luan profesori, që luan ekipi.

Para 5 vitesh, kur kam marrë Dinamon nuk kemi pasur akademi, ose ka qenë e shpërndarë. Kemi ndërtuar akademi shumë të mirë, duhet punuar akoma. Janë fillimet. Dhe me investimet që po bëjmë me terrene dhe infrastrukturë, mendojmë ta çojmë më përpara.

Rinovim i Ilir Dajës? Nuk do rri çdo vit t’i rinovoj kontratën, ka kontratë 30-vjeçare dhe do plaket me mua.

Klauzolë? Po, do më marrë me vete”, u shpreh presidenti i Dinamos për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL