Ikona e Milanit, Shevçenko rrëfen finalen kundër Juventusit në Mançester: Ju tregoj si e mposhta Bufon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2026 | 20:55

Ikona e Milanit, Shevçenko rrëfen finalen kundër Juventusit në Mançester: Ju tregoj si e mposhta Bufon

I ftuar në formatin e “Amazon Prime Video”, “fenomeni”, në shoqërinë e ish-futbollistit Luka Toni, Andrij Shevçenko është rikthyer të flasë për një nga momentet më ikonike të historisë së Milanit.30

Penalltinë vendimtare në finalen e Champions League 2003 kundër Juventusit, në Mançester. Ish-sulmuesi kuqezi, fitues i Topit të Artë dhe protagonist absolut i Milanit mes viteve 1999-2006, ka rrëfyer emocionet, tensionin dhe prapaskenat e asaj nate të paharrueshme.

PENALLTIA VENDIMTARE – “Në çdo hap që bëja, Bufon më dukej gjithnjë e më i madh, ndërsa porta gjithnjë e më e vogël. I përsërisja vetes të mos e ndryshoja vendimin. E dija si do ta godisja, duhej vetëm të prisja lëvizjen e portierit. Kisha analizuar disa penallti të mëparshme të gjuajtura ndaj Xhixhit dhe vija re këto lëvizje. Duhej të prisje momentin kur ai lëshohej”.

SHIKIMI IKONIK – “Çfarë shikoja? Po prisja fishkëllimën e arbitrit. Pashë Xhixhin, pastaj arbitrin. Ai fishkëlleu, por unë nuk e dëgjova. Po shikoja majtas e djathtas, sikur të thosha ‘të shkoj apo të mos shkoj?’. Kjo më ndihmoi të fitoja pak kohë dhe të qetësohesha. Pastaj, bam. Për ne shkoi gjithçka mirë, por kam shumë respekt për Juventusin, për skuadrën, për mënyrën si luajtën atë ditë dhe për Xhixhin, që ka bërë një karrierë të jashtëzakonshme”.

DITËT PARA FINALES – “Kundër Juventusit kishim luajtur edhe në kampionat, e dinim që ishte një skuadër shumë e fortë. Para ndeshjes kishte pak nervozizëm. Pipo nuk flinte dot, Rino bënte pak rrëmujë. Në fund ndihej shumë presioni. Ndeshja nuk ishte spektakolare, sepse ishte një betejë e vërtetë”.

FITORJA – “E ndryshoi gjithçka. Të hysh në histori me Milanin, duke fituar Champions League. Tifozët e Milanit duan suksesin, e dinë çfarë do të thotë të fitosh. Mund të jesh një lojtar i madh, por nëse nuk fiton, nuk do të thotë asgjë”.

FESTIMET – “Kur hymë në dhomat e zhveshjes ndihesha bosh, i lodhur, kisha dhënë gjithçka në fushë. Por më pas… u kthyen në hotel dhe festuam, ishte familja ime, babai dhe nëna ime”.

PANORAMASPORT.AL