Postuar: Maj 29, 2026 | 9:29
Igli Tare përfiton miliona euro pas shkarkimit, Alegri i bën nder Milanit me zyrtarizimin
Milani shkarkoi tre drejtuesit e saj dhe trajnerin Alegri pasi humbi mundësinë që të luante në Champions. Kuqezinjve u kushtoi 22 milionë euro ajo deklaratë e ditës së hënë, që krijoi shumë polemika.

3 milionë euro duhet të shpenzohen vetëm për shkarkimin e Igli Tare. Kjo shifër përfshin pagën bruto për dy sezone.
Sa i përket Alegrit duhet thënë se po i bën nder Milanit. Trajneri pritet të zyrtarizohet te Napoli, ndaj edhe Milani nuk ka detyrimin për të shpenzuar disa milionë euro duke qenë se kontrata do prishet.
Kuqezinjve ndërkohë nuk po u shkojnë aspak mirë negociatat për trajnerin e ri. Andoni Iraola shfaqet larg Milanit edhe pse është alternativa e parë.
PANORAMASPORT.AL













