Ibrahimoviç në hije, çfarë po ndodh me rolin e tij te “Djalli”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2026 | 10:33

Ibrahimoviç në hije, çfarë po ndodh me rolin e tij te “Djalli”

Emri i Zlatan Ibrahimoviç po përmendet gjithnjë e më shpesh nga tifozët e Milanit, por jo për praninë e tij aktuale në klub. Përkundrazi, suedezi duket gjithnjë e më i larguar nga skena publike, në një moment kur skuadra ka nevojë për figura të forta.

Zlatan-Ibrahimovic-Milan-sunglasses

NJË MUNGESË QË BIE NË SY

Në javët e fundit, emri i qarkullon kryesisht në rrjetet sociale, ku tifozët e kujtojnë si sulmuesin e fundit kuqezi që ka kaluar shifrën e 20 golave në një sezon kampionati (28 gola në sezonin 2011- 12). Ky fakt flet shumë për krizën aktuale të repartit ofensiv.

Përtej kësaj, prania e tij është thuajse e padukshme. Daljet e rralla në rrjete sociale lidhen më shumë me aktivitetet e tij të biznesit apo momente relaksi në destinacione luksoze. Një video e 22 marsit, ku shfaqej duke u çlodhur në një pishinë natyrore me mbishkrimin “Peaceful moment”, u duk si një kontrast i fortë me situatën që do të përjetonte më pas Milani.

NJË ROL I PAQARTË NË PRAPASKENË

Ndryshe nga drejtuesit që punojnë çdo ditë në Milanelo apo “Casa Milan”, nuk ka detyrimin të dalë publikisht. Mënyra e komunikimit të tij ka ndryshuar ndjeshëm pas ardhjes së Igli Tare, i cili ka mbushur boshllëkun në sektorin sportiv dhe është bërë figura kryesore mediatike e klubit.

Më parë, ishte pikërisht Zlatan që dilte shpesh para mediave, ndonjëherë edhe në mënyrë të tepruar, pavarësisht se nuk është një figurë tradicionale e klubit, por pjesë e strukturës së “RedBird”. Me ardhjen e Tares, kjo “anomali” u korrigjua, por tani situata ka kaluar në ekstremin tjetër, nga gjithmonë në qendër të vëmendjes, në pothuajse mungesë totale. Kjo ka rikthyer pyetjen e vjetër të tifozëve: çfarë bën konkretisht në rolin e tij?

ÇFARË PRET PUBLIKU NGA IBRA?

Daljet e tij publike kanë qenë sporadike, një intervistë para derbit për “CBS Sports Golazo”, një podkast në janar dhe një paraqitje në tetor në “Festival dello Sport”. Megjithatë, këto kanë qenë më shumë reflektime mbi figurën e tij dhe rolin e ri, sesa analiza mbi situatën aktuale të Milanit.

Tani, tifozët kërkojnë përgjigje: çfarë po ndodh me skuadrën? Çfarë masash po merr drejtuesit për të shmangur një krizë më të thellë? Dhe mbi të gjitha, cila do të ishte “receta” e, si një ish-lider në fushë dhe njohës i thellë i ambientit kuqezi?

NË HIJEN E KARDINALES DHE RËNDËSIA E REZULTATEVE

Një pjesë e kësaj distance lidhet edhe me rolin e pronarit Xherri Kardinale. Ai është këshilltari i tij i besuar dhe “sytë” e tij në Milano, por nuk ka nevojë për ekspozim të vazhdueshëm publik. Sidomos në muajt e fundit, kur vetë Kardinale ka qenë shpesh i pranishëm në qytet, duke marrë rolin kryesor në komunikim.

Megjithatë, Zlatan vazhdon të jetë i pranishëm në Milanelo dhe raporton drejtpërdrejt te pronësia, ndërsa është i përfshirë edhe në projekte të tjera biznesi me “RedBird”, përtej klubit. Në fund të fundit, gjithçka kthehet te fusha: mund të ndërtohet edhe projekti më ambicioz, por pa rezultate sportive, gjithçka mbetet në letër. Dhe në këtë moment, pikërisht rezultatet janë ato që mungojnë më shumë te Milani.

PANORAMASPORT.AL