“Ia kishim borxh tifozëve këtë derbin”, Ismaili: Nuk e kam treguar ende më të mirën time, të shkojmë atje ku e kemi vendin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2025 | 20:36

“Ia kishim borxh tifozëve këtë derbin”, Ismaili: Nuk e kam treguar ende më të mirën time, të shkojmë atje ku e kemi vendin…

Redon Ismaili ishte “maratonomaku” i Partizanit në derbi. Mesfushori zhvilloi një paraqitje fantastike, duke u zgjedhur edhe lojtari më i mirë i sfidës. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, ai u shpreh:

bandicam 2025-12-07 20-29-37-600

“Jam shumë i lumtur për 3 pikët, për vazhdimësinë tonë. Jam i lumtur që kreva detyrat, për të çuar ekipin drejt fitores. Kishim 2 humbje radhazi, ia kishim borxh tifozëve këtë derbin, kjo fitore shkon për presidentin, stafin dhe për ultras Guerrils, që na kanë mbështetur edhe kur ishim dobët, shpresoj të na mbështesin gjithmonë.

Duke marrë parasysh që isha i lënduar, 2 muaj jashtë. Pa fazë është e vështirë. Me besimin e stafit, me minutat që duhen, shumë shpejt do vij në formën time, që akoma nuk e kam treguar. Shpresoj të shënoj në derbin tjetër, për tu kthyer në idhullin e tifozëve. Të zbatoj detyrat që më jep trajneri për të ecur përpara.

Fitorja ndaj Bylisit na dha besim dhe na motivoi. E kishim detyrim ta fitonim këtë derbi, nuk kishim rrugëzgjidhje tjetër. E merituam. E dinë të gjithë, që me ardhjen e trajnerit të ri, kemi vetëm 1 humbje. Ndaj Flamurtarit është ndeshje e vështirë, shpresoj të shkojmë përpara, ku e kemi vendin”, deklaroi Ismaili.

PANORAMASPORT.AL