I vetmi që Milinkoviç njihte, Mirel Josa i sjell kujtime të këqija
Mladen Milinkoviç u rikthye pas rreth tetë vitesh në Superiore, ndërsa iu besua drejtimi i një klubi historik si Partizani. Vështirësitë kanë qenë të mëdha deri tani, pasi janë vetëm katër pikë të grumbulluara pas një muaji aktivitet.

Milinkoviç ka gjetur realitet të ri në Shqipëri, me shumë ndryshime në pankina. Vetëm Mirel Josa ka mbetur në elitë nga kolegët e vjetër me të cilët Milinkoviç përballej më parë. Dhe në sfidat ndaj Josës që drejtonte Tiranën, nuk ka mjaft kujtime të bukura për Milinkoviç që ishte trajner i Luftëtarit. Në katër takime, tre janë humbur dhe vetëm një është fituar. Fillimisht në Kupë bardheblutë fitonin minimalisht(1-0).
Më pas ishin dy humbje në transfertë për Luftëtarin e Milinkoviç dhe fitorja në shtëpi. Asokohe Tirana përfundonte në Kategorinë e Parë dhe Luftëtari kishte një sezon spektakolar. Megjithatë, Josa ia doli që t’i fitonte sfidat ndaj Milinkoviç me golavarazh 6:2. Kujtojmë edhe takimin miqësor, që u luajt në gusht tek “Arena e Demave”. Të dyja skuadrat barazuan pa gola. Jo vetëm Partizani, por edhe Bylis nuk e ka nisur mirë.
Aktualisht numëron 3 pikë, ndërsa objektiv këtë sezon është sërish mbijetesa. Konkurrenca është e madhe në Superiore. Më pak numërojnë vetëm Tirana dhe Flamurtari, që mbyllin renditjen e Superiore.
PANORAMASPORT.AL













