I shënoi Barcelonës në minutën e 93-të, goli i parë në arenën europiane për Açerbin. Historia e mbrojtësit të Interit që mposhti dy herë kancerin dhe…
Një nga heronjtë e Interit mbrëmë ndaj Barcelonës ishte Açerbi. Mbrojtësi zikaltër vendosi baraspeshën në minutën e 93-të, kur skuadra e tij ishte në shok nga përmbysja 2 me 3 e katalanasve.

Açerbi ka një histori për të treguar. Goli i tij i parë në Europë mund të quhet edhe më i rëndësishmi për të në karrierë.
Jo të gjithë kishin besim tek Açerbi, që ka një të shkuar të vështirë. Dy herë e ka fituar betejën me kancerin, por jo vetëm.
37-vjeçarit i është dashur të kalojë depresionin pas vdekjes së të atit, ndërsa po ashtu la pas varësinë ndaj alkoolit. Çdo vështirësi e kaluar për të, ndërsa dje me gjithë zemër shënoi gol vendimtar.
Interi do të luajë në finalen e madhe të Mynihut. Kundërshtari në Champions do të vendoset nga çifti tjetër gjysmëfinalist PSG-Arsenal.
PANORAMASPORT.AL













