I kuqi i Nanit është i diskutueshëm, ja moviola e Teuta-Dinamo (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2025 | 9:02

I kuqi i Nanit është i diskutueshëm, ja moviola e Teuta-Dinamo (VIDEO)

Ndeshja e djeshme solli emocione dhe polemika, jo vetëm për lojën, por edhe për vendimet e gjyqtarëve. Gjithçka u zhvillua nën syrit të kritikës së publikut dhe VAR-it, duke nxjerrë në pah episodet më vendimtare.

gfdjh

MINUTA E 16-TË: Karton i kuq direkt për Vidal të Teutës, pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj Qefaliajt. Gjyqtari kryesor nuk hezitoi dhe vendimi ishte i drejtë, pasi ndërhyrja ishte e pakontrolluar dhe e rrezikshme. Kjo masë disiplinore ishte e justifikuar për të garantuar sigurinë e lojtarëve. (VIDEO) (VIDEO)

MINUTA E 23-TË: Gol për Teutën! Jakub gjuan nga jashtë zonës, Teqja ndal topin, por sfera i shkon Kotobellit, i cili e shtyn në rrjetë. Pozicioni i Kotobellit ishte i rregullt dhe goli u akordua saktë. Një situatë e qartë ku gjyqtari dhe VARi morën vendimin e duhur.  (VIDEO)

MINUTA E 57-TË: Karton i kuq për Nanin, pas një faulli ndaj Përgjonit. Ky vendim është i diskutueshëm, pasi ndërhyrja dukej më shumë për karton të verdhë sesa për përjashtim të drejtpërdrejtë. Dukshëm arbitri tentoi të barazojë numrin e lojtarëve në fushë pas kuqit të hershëm të Teutës, por vendimi ngjall polemika dhe debate. Gjyqtari Enea Jorgji dhe ekipi i tij ishin korrektë në rastin e kartonit të kuq për Vidal dhe në pranim të golit të Kotobellit. Megjithatë, vendimi për kartonin e kuq të Nanit mbetet i diskutueshëm dhe mund të konsiderohet një vendim i nxituar. Po kështu, administrimi i minutave ka qenë i vështirë. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL