I doli emri te Reali dhe Italia, Tare dhe Furlani takohen me Alegrin dhe për të planifikuar të ardhmen
Emri i Masimiliano Alegrit ka qarkulluar këto ditë në ambiente të ndryshme ku është përfolur për një largim të tij nga kuqezinjtë në kërkim të një aventure të re. Emri i tij u përfol si trajneri i mundshëm i Italisë, apo edhe i Real Madrid që është në kërkim të një tekniku ekspert për të ardhmen.

Por mediat italiane bëjnë të ditur se këto hipoteza duken pak reale dhe vetë trajneri ka filluar të planifikoje të ardhmen e tij te Milani. Kjo është arsyeja se pse sot në ambientet e “Casa Milan”, ai është takuar me Igli Taren dhe administratorin Xhorxho Furlani.
Në këtë mbledhje raportohet se është diskutuar pikërisht e ardhmja e tij, por edhe e projektit sportiv të kuqebluve, duke nisur planifikimin që tani për atë që duhet të jetë skuadra e sezonit të ardhshëm. DO të jetë Tare ai që do të ketë detyrën ta ndërtojë me elementët që kërkon trajneri dhe të gjejë sistemim për të padëshiruarit.
PANORAMASPORT.AL













