I doli emri te Juventusi, Slot shuan dyshimet për të ardhmen e portierit: Thashethemet nuk duhen sqaruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2026 | 14:12

I doli emri te Juventusi, Slot shuan dyshimet për të ardhmen e portierit: Thashethemet nuk duhen sqaruar

Juventusi e ka shprehur hapur interesin për portierin e Liverpulit, Alison Beker dhe pikërisht për këtë çështje ka reaguar edhe trajneri Arne Slot.

45

“Ne nuk reagojmë ndaj të gjitha këtyre spekulimeve. E bëjmë këtë vetëm kur duhet të sqarojmë faktet, dhe ky nuk është rasti tani. Beker dëshiron të kthehet për të mbrojtur portën e klubit që e do dhe për të përfaqësuar Brazilin. Kjo është e tashmja dhe e ardhmja e tij”, deklaroi shkurtimisht ai.

PANORAMASPORT.AL