Humbjet si breshëri, të kuqtë e Partizanit përjetojnë “ferrin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2025 | 21:32

Humbjet si breshëri, të kuqtë e Partizanit përjetojnë “ferrin”

Ky vit i ri ka nisur në mënyrën më të keqe për Partizanin sa i përket lojës dhe rezultateve në fushë. Të kuqtë në gjysmën e parë të sezonit kishin marrë vetëm dy humbje dhe ishin një nga skuadrat më solide në mbrojtje, duke ua bërë të pamundur kundërshtarëve të merrnin rezultat pozitiv përballë tyre.

partizani

Gjithçka u “shkri” si një kala rëre pas ngjarjeve të janarit dhe Partizani tashmë është një skuadër që mund ta mposhtë çdo kundërshtar. Të kuqtë në harkun e pak më shumë se tre muajve janë mposhtur plot tetë herë, çka përbën shifra shqetësuese.

Nëse në gjysmën e parë të sezonit i kishte mposhtur vetëm Vllaznia dhe Bylisi, në pjesën e mbetur të sezonit ata janë mposhtur nga Egnatia, Bylis e Vllaznia sërish, Elbasani, Dinamo e Tirana. Të kuqtë janë qartësisht në një krizë të thellë rezultatesh dhe loje dhe kur kanë mbetur edhe 90 minuta nga fundi i sezonit, duhet të fitojnë kundër Elbasanit për të marrë pjesë në “Final 4”.

HUMBJET PARTIZANI 2025

PANORAMASPORT.AL