Humbje e dyfishtë për Gegën, mitin e pathyeshmërisë në derbi e merr… Shkëmbi
Disfata në derbi me shifrat 3-0 përballë Tiranës ka qenë një humbje e dyfishtë për trajnerin e Partizanit, Skënder Gega.

Trajneri i të kuqve, vinte në këtë ndeshje me rekordin perfekt pasi nuk njihte humbje ndaj bardhebluve në pankinën e Partizanit, pasi në eksperiencën e tij të mëparshme te “demat”, kishte fituar 3 ndeshje e barazuar një.
Kësisoj sot ai ka pësuar humbjen e tij të parë në derbi, në ndeshjen e pestë në drejtimin e të kuqve në një përballje të tillë mes skuadrave të kryeqytetit. Ndërkohë, për Bledi Shkëmbin, kjo është fitorja e parë në derbi si trajneri i Tiranës, duke çuar në tre numrin e ndeshjeve pa humbje ndaj të kuqve në po aq të tilla të zhvilluara.
Tirana barazoi nën drejtimin e tij ndeshjen e fazës së parë dhe të tretë ndaj Partizanit, ndërsa tashmë siguroi suksesin e pastër ndaj rivalëve të përjetshëm.
PANORAMASPORT.AL













