Humbja e penalltisë për Partizanin, reagon Domgjoni: Kërkoj falje, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2025 | 14:39

Humbja e penalltisë për Partizanin, reagon Domgjoni: Kërkoj falje, por…

David Domgjoni humbi penalltinë, që mund t’i jepte Partizanit një barazim në derbin përballë Dinamos. Ishte minuta e 95-të, kur mbrojtësi u ndal nga traversa.

Screenshot 2025-03-28 083831

Për këtë, Domgjoni ka reaguar në rrjetet sociale. Me mesazhin e tij i kërkon falje familjes së kuqe, por shton se ka besim që do të arrihet qëllimi në fund.

“I zhgënjyer nga rezultati i ndeshjes së sotme dhe akoma më i zhgënjyer nga humbja e penalltisë, dua t’i kërkoj falje gjithë familjes së Partizanit, por kam besim se së bashku do të t’ia arrijmë qëllimit në fund… do të punojmë më shumë dhe të mësojmë nga gabimet tona dhe të rikthehemi më të fortë në ndeshjet e ardhshme”, shkruan Domgjoni.

Partizani është në vendin e katërt me 4 pikë më tepër se Elbasani. Të kuqtë rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen në Final Four dhe rrjedhimisht Europë.

PANORAMASPORT.AL