Historike, një 10-vjeçare garon në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2015 | 18:06

Historike, një 10-vjeçare garon në Botëror

alzain tarekQuhet Alzain Tarek dhe është vetëm 10 vjeç. Asnjë medalje e fituar prej saj, por notarja e kombëtares nga Bahreini do të hyjë në histori si sportistja më e vogël në moshë që merr pjesë në një kampionat botëror.

Sot Tarek do të konkurrojë në baterinë e 50 metër flutur dhe, një ditë më pas, në 50 metra stil i lirë. “Jam pak e tensionuar, por është e mahnitshme që do të notoj përkrah kë- tyre kampionëve. Unë shpresoj të përmirësoj kohën time personale”, u shpreh 10-vjeçarja. Vajza e një ish-notari dhe një më- suesi, Tarek është rrëfyer për faqen zyrtare të kampionatit botëror që po zhvillohet në Kazan.

“E rëndësishme për mua është që të fitoj sa më tepër për vojë, të mësoj nga këta kampionë të mëdhenj teknikën dhe sekretet e tyre. Nuk kam frikë nga asgjë apo askënd”. Shumë e mirë në matematikë, vajza mezi pret të ndajë këtë eksperiencë fantastike mes miqve të saj bashkëmoshatarë. “Sinqerisht që unë nuk u kam thënë asgjë përpara se të nisesha për Kazan. Por, sigurisht, që do të tregoj çdo gjë të vogël të udhëtimit tim dhe do të ndaj përvojat e mia me ta në Bahrein. Edhe pse e di që do të më ndjekin nëpërmjet televizionit”. Alzain ka nisur të ushtrojë notin që në moshën 4-vjeçare me mbështetjen e babait të saj, Tarik Juma Salem.