Hasanbelli u tërhoq nga Teuta, drejtori sportiv e krahason me ish-presidentin e Interit: Morati shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2025 | 13:41

Hasanbelli u tërhoq nga Teuta, drejtori sportiv e krahason me ish-presidentin e Interit: Morati shqiptar

Edmond Hasanbelli dha dorëheqjen dje nga Teuta. Ish-presidenti i durrsakëve ishte më jetëgjati i Superiores, pasi qëndroi për 26 vite në krye.

Screenshot 2025-06-17 134026

Për tërheqjen e tij nga Teuta, ka reaguar edhe Tefik Osmani. Ky i fundit tashmë është në pritje për t’u zyrtarizuar në klub të ri, pasi e mbylli me Vllazninë si drejtor sportiv.

“Presidenti që më ka mbështetur dhe më ka hapur dyert në momente të vështira të karrierës sime si futbollist. Moratti shqiptar. Faleminderit çfarë ke bërë për mua dhe për futbollin shqiptar”, shkruan Tefik Osmani.

Screenshot 2025-06-17 133932

PANORAMASPORT.AL