Gvozdenoviç: Fitorja me Vorën? Ndoshta sinjal që është viti jonë, por nuk dua të flas shumë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2025 | 19:07

Gvozdenoviç: Fitorja me Vorën? Ndoshta sinjal që është viti jonë, por nuk dua të flas shumë…

Ivan Gvozdenoviç nuk mund të ishte më i lumtur se kaq për fitoren kundër Vorës. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri I Elbasanit deklaroi se kjo ishte një fitore karakteri dhe mëse e merituar.

bandicam 2025-12-13 18-53-20-118

“Pjesa e parë nuk ishte e bukur as për mua, as për lojtarët dhe as tifozët. E dyta ishte më e mirë, më me ritëm, ne e merituam të fitonim sepse patëm raste. Çunat e kërkuan golin. Rrezikuam nga pankina, erdhi goli dhe kjo është e rëndësishme. Jam i kënaqur me fitoren, jam edhe pak i emocionuar.

Sot nuk kishim uingerin natyral përveç Bunjakut, i patëm dy raste të mira në pjesën e parë, nuk mund të bëjmë 6-7 raste për gol. Donart pati rastin e mirë, gjuajtja e Manellarit nga distanca, kjo ishte mjaft për një ndeshje si sot, e fortë dhe e luftuar. Ndoshta nuk mund të bënim më shumë.

Kisha pak frikë sepse ishim të hapur, por kjo është rreziku i lojës. Kemi edhe dy javë mbaron viti, jam i kënaqur nga pikët, por mund të bëjmë më mirë. Sot ishim pa 4 lojtarë, jemi të lodhur, jam shumë krenar për çunat, dhe karakterin, sot fitoi karakteri.

Fitorja me Vorën ndoshta është një sinjal që është viti jonë, por nuk dua të flas shumë”, deklaroi ai për RTSH Sport.

PANORAMASPORT.AL