Grabitet shtëpia e futbollistit të Italisë, Zaniolo: Frikacakë! Nëse donit çanta dore, do t’jua kisha dhënë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2026 | 16:13

Grabitet shtëpia e futbollistit të Italisë, Zaniolo: Frikacakë! Nëse donit çanta dore, do t’jua kisha dhënë

Futbollisti i Udinezes, Nikolo Zaniolo ka rënë pre e grabitjes gjatë natës. Lajmin e bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në “InstaStory”.

zaniolo

“Frikacakëve që guxuan të hynin në shtëpinë time në Udine mbrëmë, duke e ditur që isha në shtëpi, doja t’ju thoja se jeni shumë të pafat. Nëse do të donit një çantë dore, mund të më kishit kërkuar lehtësisht dhe unë do t’jua kisha dhënë!!”

Më pas, në një postim pasues në Instagram, Zaniolo sqaroi më tej se nuk ishte në shtëpinë e tij kur grabitësit hynë me forcë. Sulmuesi shtoi: “Nuk isha në shtëpi! Do të doja të kisha qenë.”

PANORAMASPORT.AL