Postuar: Shtator 6, 2025 | 22:18
Golat e Kotes dhe Skukës nuk i mjaftojnë Partizanit, Shpëtim Duro debuton me fitore te Besa
Partizani është mposhtur nga Besa në miqësoren e zhvilluar në “Niko Dovana” të Durrësit. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 2-3 për kavajasit.

Dy golat e të kuqve u realizuan nga Kote në minutën e 19-të dhe pas 3 minutash realizoi dhe Xhuliano Skuka. Ndërkohë rikujtojmë kështu që Shpëtim Duro debuton me fitore te Besa. Golat për verdhezinjtë u shënuan nga Migone në minutën e katërt, Danaj në minutën e 37-të dhe Patrik Treni në 90+.
PANORAMASPORT.AL













