Goditi traversën në ndeshjen debutuese me Egnatian, mbrojtësi Poçi: Më duket sikur kam 10 vite këtu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2025 | 23:40

Goditi traversën në ndeshjen debutuese me Egnatian, mbrojtësi Poçi: Më duket sikur kam 10 vite këtu

Mbrojtësi Anio Poçi, bëri një paraqitje tepër pozitive, në debutimin e tij me fanellën e Egnatias, në triumfin 1 me 0 që kampionët regjistruan ndaj Bredablik. I aktivizuar në vendin e të dëmtuarit Ndreca në minutën e 15-të, mbrojtësi 26-vjeçar arriti të godiste edhe traversën në pjesën e dytë, teksa në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, deklaroi: 

bandicam 2025-07-08 23-15-57-473

“E vërteta është që keqardhje nuk është se ndeshjen në fund të fundit e fituam. Nuk ka rëndësi nëse shënoj unë apo një tjetër, mërzitesh nëse nuk bën gol, por rëndësi ka fitoja, jo kush shënon. 

Nuk është se kishim shumë vështirësi në mënyrën se si luante ekipi kundërshtar, elementi i vetëm është se kanë ritëm, kanë ndeshje në këmbë se janë gjatë sezonit. Ky ishte ndryshimi, ne nuk kishim ndonjë problem me të vërtetë. Mund të shënonim më shpejt golin.  

Duhet të vazhdojmë me atë që na ka dhënë profesori si taktikë, të ndjekim atë që thotë ai. Të shkojmë të përqendruar, japim maksimumin që të arrijmë të bëjmë edhe një fitore tjetër e kalojmë raundin.  

Besoj se duhet ta shohim ndeshje pas ndeshje dhe fokusohemi te Champions, jo të mendojmë të tjerat dhe grupet. Të shohim ndeshje pas ndeshje dhe të fitojmë sa më shumë e shkojmë aty ku duhet. 

Ky është një grup me të vërtetë shumë i mirë, çuna shumë të mirë, presidenti, trajneri, drejtori teknik, më kanë bërë të ndjehem si në shtëpi. Me vërtetë kam 10 ditë këtu por ndjehem sikur kam 10 vite këtu, më bëjnë të luaj me qetësi dhe të jap maksimumin në fushë”, përfundoi Poçi.

PANORAMASPORT.AL