Gjykimi kthehet në çështje, te Dinamo kanë pakënaqësi ndaj arbitrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2025 | 16:19

Gjykimi kthehet në çështje, te Dinamo kanë pakënaqësi ndaj arbitrave

Dinamo ka marrë këtë fundjavë kartonin e pestë të kuq, duke qenë në këtë mënyrë ekipi më i ndëshkuar për sa i përket të kuqve.

bandicam 2025-11-03 18-27-11-459

Në sfidën ndaj Teutës kishte jo pak polemika për të verdhin e dytë të Maliqit, ndërkohë që nga kampi i Dinamos ka pakënaqësi. Pak javë më parë, me anë të një shkrese drejtuar FSHF-së, blutë shprehën indinjatën e tyre për gjykimin. Pas ndeshjes ndaj Teutës, Daja debatoi ashpër me vëzhguesin e gjyqtarëve të FSHF, Klajdi Kolën.

Ndërkohë që pritet që të ketë sërish nota proteste për Klodian Prengën, i cili ndëshkoi me të kuq Maliqin, por jo Përgjonin ku sipas stafit të Dinamos, ishte karton i kuq ndërhyrja e mbrojtësit të Teutës, pasi ishte lojtari i fundit në hyrje të zonës.

PANORAMASPORT.AL