Gjonaj firmos kontratë 1-vjeçare me Tomorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2013 | 11:12

Gjonaj firmos kontratë 1-vjeçare me Tomorin

TomoriNjë ndër afrimet më cilësore të bëra te Tomori në këtë merkato është dhe mesfushori 20- vjeçar, Salvador Gjonaj. Laçiani është afruar përpara disa ditësh dhe me paraqitjen e tij në takimin ndaj Albpetrolit bindi drejtuesit beratas, duke firmosur një kontratë 1-vjeçare. “Është obligim mjaft i madh të jesh pjesë e Tomorit. Jam ambientuar shpejt në ekip, kjo falë ngrohtësisë që kam gjetur këtu. Javën e parë të këtij edicioni ne arritëm të fitojmë në transfertë ndaj Himarës. Është vetëm fillimi, por ne jemi të mobilizuar të bëjmë një paraqitje të mirë edhe në takimet në vazhdim. Sfida e radhës ndaj Mamurrasit do të jetë e veçantë për mua, sepse luaj ndaj ish-ekipit tim”.
B.Dalipaj