Gjermani mbingarkon repartin, një titullar e mbyll me Vllazninë. 24-vjeçari sheh diku tjetër të ardhmen
Afrimi i portierit Leon Pohls në ditë e fundit te Vllaznia duke se ka “mbingarkuar” këtë repart në radhët e kuqebluve. Kështu siç u përfol në media në orët e fundit, nga ky repart do të ketë një largim nga Vllaznia.
Dhe fjala është për Kristi Qarrin, me 24-vjeçarin që me shumë mundësi e ka mbyllur eksperiencën e tij me skuadrën e vendlindjes. Burime pranë futbollistit konfirmojnë për “Panorama Sport” se gardiani ka pasur një takim së fundmi me drejtuesit e ekipit, ku duket se ka finalizuar gjithçka për të ardhmen e tij, e cila nuk do të jetë te Vllaznia.
Edhe drejtuesit e klubit shkodran duket se nuk janë bërë pengesë për largimin e Qarrit, i cili ka aktualisht një kontratë me 9 herë kampionët e vendit, por gjuha e përbashkët për largimin e lirë nga ekipi është gjetur.
Në këtë mënyrë, Qarri mbyll aventurën e tij 4-vjeçare me kuqeblutë dhe tashmë një ekip i ri pritet për shtatlartin. Nga sa mëson gazeta, janë disa ekipe të interesuara nga Shqipëria apo edhe Kosova për të siguruar shërbimet e 24-vjeçarit, që do të marrë pak kohë për të shqyrtuar ofertat dhe vendosur konkretisht për të ardhmen e tij.
PANORAMASPORT.AL













