“Futemi në çdo ndeshje për të fituar”, trajneri spanjoll paralajmëron rivalët! Garsia: Ne jemi Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2025 | 14:07

“Futemi në çdo ndeshje për të fituar”, trajneri spanjoll paralajmëron rivalët! Garsia: Ne jemi Flamurtari

Të dielën në orën 16:00 Flamurtari do të luajë një ndeshje tejet të rëndësishme për kampion, në stadiumin e Laçit, aty ku e pret Vora. Të shtunën gjatë paradites skuadra i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve, për ndeshjen e radhës, ku kuqezinjtë synojnë vetëm tri pikët.

garsia

Trajneri i Flamurtarit Karlos Garsia gjatë prononcimit të dhënë për mediat përpara kësaj sfide tha se se për të çdo ndeshje është e rëndësishme. E cilëson një takim të vështirë, por thekson se skuadra e tij është gati për të dhënë maksimumin. Me përjashtim të Denis Pjeshkës që mungon për shkak të një dëmtimi, të gjithë të tjerët janë gati. “Për mua çdo ndeshje e radhës është e rëndësishme, apo të gjitha të radhës janë të rëndësishme. Është një takim i vështirë por ne jemi gati. Të gjithë lojtarët janë gati me dëshirë për të luajtur dhe fituar“, tha fillimisht Grasia.

OBJEKTIVI PËRBALLË VORËS- Trajneri spanjoll i Flamurtarit Karlos Garsia thekson se skuadra e tij futet në fushë gjithmonë për të fituar. Për të e rëndësishme është që ekip të jap maksimumin. Në fund e mbyll me mesazhin për çdo kundërshtar: Ne jemi Flamurtari!

“Ne futemi në çdo ndeshje për të fituar. E rëndësishme është që ekipi duhet të japë maksimin. Nëse ekipi kundërshtar do të jetë pak më mirë, ne gjithmonë do të japim maksimumin. Kjo është e rëndësishme. Filozofia jonë është që ne gjithmonë të fitojmë. Ne jemi Flamurtari“, përfundon  Garsia.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL