FSHF zbarkon në Shkodër, mungon firma e Bashkisë
Përfaqësues të lartë të FSHF-së dhe më konkretisht sekretari i Përgjithshëm i saj, Ilir Shulku, së bashku me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, Arben Dervishaj, kanë qenë në Shkodër për të parë nga afër zhvillimin e punimeve në stadiumin “Loro Boriçi”.
Megjithatë, një nga shkaqet kryesore të vizitës ka qenë takimi me kryebashkiaken e re të Bashkisë Shkodër, njëkohësisht presidente e Klubit të Futbollit Vllaznia, Voltana Ademi. Fokusi i bisedës ka qenë diskutimi për kontratën e bashkëpunimit për stadiumin. Federata Shqiptare e Futbollit i ka dorëzuar një kopje të aktmarrëveshjes për marrjen në dorëzim nga ana e Bashkisë Shkodër të këtij impianti sportiv, ndërkohë që institucioni i futbollit shqiptar do që “Loro Boriçin” ta marrë në dispozicion sa herë që t’i nevojitet për ndeshjet ndërkombëtare. Kjo kontratë përfshin një periudhë kohore 20-vjeçare. Kontratë ka mbërritur prej kohësh në institucionin e pushtetit lokal të Shkodrës, por kryebashkiaku i më- parshëm Lorenc Luka, nuk e ka marrë përsipër firmosjen e kësaj kontrate, duke dashur t’ia besojë atë pasardhësit së tij. Znj. Ademi së bashku me shefen e Urbanistikës, Aida Shllaku dhe dy përfaqësuesit e federatës kanë inspektuar stadiumin “Loro Boriçi” pas takimit që kanë pasur në zyrë. Kontrata mes palëve nuk mund të firmoset për momentin sepse kryebashkiakja Ademi ende nuk e ka marrë zyrtarisht detyrën e re. Gjë që mund të bëhet javën e ardhshme. Nisur nga kjo, vetë Ademi nuk kërkon ende të japë asnjë prononcim për sa i përket stadiumit dhe Vllaznisë në të tilla kushte.
Ekipi
Ndërsa moszhvillimi i ndeshjes Shqipëri-Serbi në këtë stadium i lë mundësinë firmës që është duke u marrë me punimet të punojë më me qetë- si dhe natyrisht që do kërkohet cilësi në punimet e mbetura. Mirëpo, kjo do të bëjë që mbarimi i punimeve të zgjasë më shumë dhe të jetë në dëm të ekipit të Vllaznisë, që sipas të gjithë gjasave takimet e fazës së parë të këtij sezoni si skuadër pritëse do t’i luajë jashtë Shkodrës.
Asnjë kërkesë zyrtare për të investuar
Klubi Vllaznia është një prej ekipeve shqiptare të futbollit që administrohet nga bashkia e qytetit. Ndërkohë që jemi pranë nisjes së sezonit të ri, nuk ka ende asnjë kërkesë zyrtare pranë zyrave të Bashkisë Shkodër, nga biznesmenë apo investitorë të ndryshëm që të kërkojnë të investojnë në klub. Ditët e fundit është lakuar emri i presidentit aktual të Kukësit, Safet Gjicit, si një alternativë e mundshme. Megjithatë, as ky i fundit nuk ka bërë një kërkesë zyrtare për të kërkuar drejtimin e klubit. Nga burime pranë klubit shkodran, Gjici ka shtyrë kërkesën e tij që do t’ia drejtojë Bashkisë së Shkodrës për të marrë klubin. Diç- ka e tillë pritet që të ndodhë pas mbarimit të takimit të dytë që do të zhvillojë ekipi i tij në Poloni përballë Legias. Nga sa mësohet, ai ka zhvilluar edhe një takim me ishdrejtues të klubit shkodran, për të diskutuar rreth mundësisë që Gjici të marrë drejtimin e klubit shkodran në të ardhmen.













