FOTO/ Vllaznia-Egnatia për titullin kampion, njihuni me formacionin më të shtrenjtë të finales
Vllaznia dhe Egnatia do të kërkojnë titullin kampion, më 12 maj ora 20:00. Finalja e Final Four do të luhet në “Arena Kombëtare” dhe premton spektakël.

Kampionët e Egnatias duan të fitojnë trofeun për sezonin e dytë radhazi, ndërsa Vllaznia kërkon t’i japë fund 24 viteve pritje. Rrogozhinasit e mbyllën sezonin e rregullt në vendin e parë, teksa kuqeblutë ndiqnin me 2 pikë më pak.
Formacioni më i shtrenjtë me futbollistë të të dyja ekipeve, do të kishte të paktën 8 lojtarë të Egnatias dhe vlera totale shkon 4.03 milionë euro. I vetmi dyshim në vlerat e “transfermarkt” qëndron për krahun e majtë të mbrojtjes.
Jago dhe Ndreca kanë të njëjtën vlerë, pikërisht 250 mijë euro. Ndërkohë më i vlerësuari i këtij formacioni është Dodaj i Vllaznisë me 500 mijë euro.
Formacioni më i shtrenjtë: Dajsinani; Jago(Ndreca), Xhemajli, Alijev, Fangaj; Zejnullai, Fernando; Dodaj, Ujka, Mala; Bakajoko

E.LOCI-PANORAMASPORT.AL













