FOTO/ Tirana nxirret “jashtë loje” për stadiumin ”Selman Stërmasi”, prezantohen 5 projektet për impiantin e ri
Stadiumi ”Selman Stërmasi” së shpejti pritet t’i nënshtrohet ristrukturimit të tij, me impiantin ekzistues që do të zëvendësohet nga një i ri i cili ashtu si “Arena Kombëtare”, duke u ndërtuar në bashkëpunim me privatët dhe do të ketë hapësira për shërbime të tjera rrotull tij.

Sot është zhvilluar në një dëgjesë publike faza finale e Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”. 5 grupet e punës kanë prezantuar projektin e tyre për impiantin e ri, e sigurisht edhe për zonën rreth e rrotull e cila do të shfrytëzohet për të ndërtuar hapësira të reja multi-funksionale tregtare.
Ajo që bie në sy në prezantimet në fjalë, është se klubi i Tiranës nuk është zyrtarisht pjesë e asnjë prej projekteve në garë për ndërtimin e këtij impianti, duke i hequr kështu thuajse “de facto” bardheblutë nga ky impiant që ka qenë “shtëpia” e tyre në vitet e fundit.

PANORAMASPORT.AL













