FOTO/ Shkëlqejnë 4 lojtarët e Kombëtares dhe ishi i Partizanit, njihuni me legjionarët më të vlerësuar të fundjavës
Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.
Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.
Vendin e parë e merr mesfushori i Kombëtares, Medon Berisha i cili dhuroi dy asiste vendimtare për 2 minuta në fitoren e Lecces. Ishi i Partizanit, Arinaldo Rrapaj është pozicionuar në vendin e dytë falë një paraqitje të mirë në barazimin pa gola në kampionatin ukrainas.
Mesfushori tjetër i Kombëtares, Keidi Bare vlerësohet me notën 7.9 dhe renditet në vendin e tretë. Vendi i katërt shkon për sulmuesin e “harruar” të Kombëtares, Arbnor Muja. Ai shënoi gol vendimtar në fitoren e skuadrës së tij St.Truiden.
Top 5-shja plotësohet me futbollistin tjetër kuqezi, Taulant Seferi i cili shkëlqeu me gol në fitoren e thellë të Bodrumsporit.

PANORAMASPORT.AL













