FOTO/ Fitorja e Egnatias i jep shtysë Superiores, ngjitet në renditjen UEFA dha i largohet rrezikut të humbjes së një ekipi
Fitorja e Egnatias përballe Breidablik të Islandës ka pasur një efekt pozitiv të dyfishtë . Nga një anë ndihmon rrogozhinasit në kalimin e mundshëm të turit në Ligën e Kampioneve. Nga ana tjetër, ndihmon edhe Superioren që të largohet nga zona e rrezikut në Europë.

Falë mungesës së rezultateve të viteve të fundit, kampionati shqiptar kishte rrëshqitur rrezikshëm pranë zonës së skuadrave që luajnë me vetëm 3 ekipe në Europë, siç janë aktualisht San Marino, Gjibraltari, Andorra, Uellsi dhe Mali i Zi.
Kampionati shqiptar e niste këtë edicion në vendin e 46-të dhe duhej të shmangte rrëshqitjen në vendin e 51-të apo më poshtë që sjell humbjen e një skuadre në Europë. Për fat, kjo fitore ndaj islandezëve ka siguruar një start të mbarë, pasi me 0,25 pikët e siguruar nga Egnatia, kampionati shqiptar ka kaluar atë të Luksemburgut dhe tani është në vendin e 45-të në renditjen e përgjithshme të UEFA-s.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL













