FOTO/ Ëndrra për Europën, ekipi i Partizanit niset drejt Talinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2025 | 8:26

FOTO/ Ëndrra për Europën, ekipi i Partizanit niset drejt Talinit

Ekipi i Partizanit është nisur drejt Talinit. Nisja është bërë rreth orës 8 dhe vetë klubi i kuq ka ndarë pamje të futbollistëve nga aeroporti i Rinasit. PARTIZANIIUdhëtimi drejt Talinit pritet të zgjasë rreth tri orë.

Në fokus është ndeshja me Kaljun, që do të nisë nesër në orën 18:45. Ekipi i kuq mbylli dje përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” nën drejtimin e Skënder Gegës. Sot në Talin ekipi do të inspektojë “Kadriorg Stadium”.

Në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes pritet trajneri Gega, me një lojtar që mbetet të përzgjidhet. Ka gjasa të jetë kapiteni Preka ai që do të flasë para mediave.

PANORAMASPORT.AL