Postuar: Maj 23, 2025 | 10:22
FOTO/ Dëshira e madhe e Elbasanit, Armando Sadiku përshëndet nga stadiumi i verdhebluve
Sulmuesi shqiptar Armando Sadiku dje ka qenë në “Elbasan Arena” për të ndjekur nga afër duelin Shqipëri U17 dhe Gjermani.
Këtë e ka bërë të ditur vetë mesfushori i Elbasanit, Orgest Gava. Ky i fundit ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale ku shihet nën shoqërinë e Sadikut dhe ish-futbollistit Endri Duka.
Rikujtojmë që Armando u largua nga FC Goa dhe tashmë është gati për një aventurë të re. Prej kohësh ai është në dëshirën e klubit të Elbasanit po pritet të shohim se çfarë do të ndodhë në vijim.
PANORAMASPORT.AL













