Formacioni më i mirë dhe më i dobët në javën e surprizave, njihuni me lojtarët që spikatën në Superiore
Java e 33-të e Superiores prodhoi disa rezultate surprizë. Tirana fitoi ndaj Partizanit me shifrat 3-0, Bylisi mposhti Vllazninë, Elbasani triumfoi në transfertën e Egnatias dhe Dinamo me Teutën u ndanë në barazim.

Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme në shtëpinë e Laçit, për të shtuar shpresat e mbijetesës. “Panorama Sport” iu sjell formacionin më të mirë dhe më të dobët për javën e 33-të.
FORMACIONI MË I MIRË

TRAJNERI MË I MIRË
Të jesh në vendin e fundit dhe të dalësh fitues nga një ndeshje derbi, nuk është pak. Bledi Shkëmbi arriti të thyejë tersin e suksesit në Tirana-Partizani për bardheblutë, të cilët nuk shihnin një triumf nga tetori i vitit 2022. Në fushë ekipi pati grintë, shpirt, luftonte për çdo top dhe dominoi mbi Partizanin. Nëse ekipi i korçarit do të jetë kështu edhe në tri ndeshjet e ardhshme, Tirana nuk e diskuton mbijetesën.
FORMACIONI MË I DOBËT

TRAJNERI MË I DOBËT
Humbi derbin me rezultatin 3-0, numra që dhembin shumë, siç edhe ai e pranoi vetë. Skënder Gega e nisi aventurën me Partizanin me dy fitore radhazi, por dështoi në derbi. Gaboi me formacionin me aktivizimin e Mintongos, të cilin e zëvendësoi në gjysmë të së parës. Loja e Partizanit ishte nën nivel dhe të ngjante me ato ndeshjet që edhe nëse zgjasnin dy ditë nuk të jepte shpresë. Derbi nxori në pah shumë defekte.
PANORAMASPORT.AL













